Lituania vjen në Kosovë pa lojtarët kryesorë

Lituania vjen në Kosovë pa lojtarët kryesorë

06 nëntor 2017 09:14

Jonas Valanciunas ishte lojtari më i mirë i Lituanisë në “Eurobasket 2017”. Ai nuk është në listën e zgjeruar të përfaqësueses së Lituanisë në basketboll për dy ndeshjet e para eliminatore për botërorin e vitit 2019.

Lituania ndeshjen e parë e luan ndaj Kosovës në Prishtinë, më 24 nëntor nga ora 19:00. Në kuadër të grupit C, Lituania menjëherë më 26 nëntor e pret Poloninë, ndërsa Kosova luan në udhëtim me Hungarinë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Qendra e Toronto Raptors, Valanciunas, nuk është lojtari i vetëm me peshë që pritet t'i mungojë Lituanisë në ndeshjet ndaj Kosovës dhe Polonisë. Janë plot shtatë lojtarë që luajtën për Lituaninë në “Eurobasket2017” që nuk janë përfshirë në listën e gjerë prej 24 lojtarëve, në të cilët përzgjedhësi Dainius Adomaitis llogarit për ndeshjet e këtij muaji.

Janë shtatë lojtarët më të mirë të Lituanisë në fakt, lojtarë që luajnë në klube të NBA-së dhe të Euroligës. Ende nuk ka një marrëveshje mes FIBA-s dhe Euroligës që klubet e garës kryesore evropiane të lirojnë lojtarët për ndeshje të përfaqësueseve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme