Turneu më i madh i boksit është zvogëluar shumë

Turneu më i madh i boksit është zvogëluar shumë

06 nëntor 2017 08:17

Ish-selektori i Kosovës në boks, Xhevdet Peci, po shikonte nga larg meçet finale të turneut “Adem Jashari”. Peci, që ka një jetë në boks, nuk duhej të ishte shumë afër ringut për të dhënë një vlerësim rreth cilësisë së turneut që i kushtohet komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Peci ka folur për nivel të dobët të boksit në turneun më të madh që mbahet në Kosovë. Edicioni i ri i “Adem Jasharit” u mbajt të shtunën e të dielën në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Ishte ky edicioni i 19-të i turneut ndërkombëtar, që tashmë është edhe në kalendarin e Federatës Ndërkombëtare të Boksit (AIBA), shkruan sot “Koha Ditore”.

“Është një prej edicioneve më të dobëta prej se mbahet turneu 'Adem Jashari', ku më së paku kishte boks cilësorë. Ne më shumë kemi dëshirë të flasim se të punojmë. Punohet shumë pak me boksierë, niveli i tyre është shumë i dobët. Isha edhe në gjysmëfinale, jam edhe në finale dhe pash pak boks. Unë kam qenë i pranishëm në çdo edicion dhe është mëkat që ky turne ka pësuar rënie”, ka thënë Xhevdet Peci, që është prej boksierëve më të mirë që ka pasur Kosova.

Jo vetëm Peci mendon se të shtunën dhe të dielën pati boks jo të nivelit të lartë. Mendimin e njëjtë e ndajnë edhe disa shikues, adhurues të boksit, që të dielën përcjellën në palestër meçet finale. Ishin më pak se 200 shikues në palestër... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme