Sport

Reali u kthehet fitoreve, mbetet tetë pikë prapa Barçës

Real Madridi ka realizuar fitoren e shtatë në La Ligë, duke e mposhtur 3 me 0 Las Palmasin në xhiron e 11-të.

Casemiro, Asensio, Isco realizuan golat për fitoren e Realit.

Madrilenët iu kthyen fitoreve pas humbjes 2 me 1 nga Girona javën e shkuar dhe nga Tottenhami në mesjavë në Ligën e Kampionëve.

Në tabelë, Reali ka 23 pikë në tabelë dhe është në pozitën e tretë, tetë pikë prapa Barçës që prin dhe katër prapa Valencias që është e dyta.