West Hami shkarkon Biliqin?

West Hami shkarkon Biliqin?

05 nëntor 2017 21:27

West Ham United raportohet se ka shkarkuar kryetrajnerin Slaven Biliq.

Klubi londinez u mposht 4 me 1 nga Liverpooli të shtunën dhe mbetet në pozitën e 18-të në tabelë.

West Hami akoma nuk ka njoftuar zyrtarisht largimin e kroatit, ndërsa thuhet se David Moyes do të jetë zëvendësues i tij.

Biliq mori përsipër udhëheqjen e skuadrës londineze në qershor 2015.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme