Mourinho: Përballja Chelsea-United ishte e barabartë

Mourinho: Përballja Chelsea-United ishte e barabartë

05 nëntor 2017 20:32

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka thënë se ekipi i tij pati paraqitje të barabartë me Chelsean, pavarësisht humbjes 1 me 0.

Alvaro Morata shënoi golin e fitores në minutën e 55-të, ndërsa Unitedi tashmë mbetet tetë pikë prapa Manchester Cityt që prin në tabelë.

“Ishte ndeshje e barabartë. Të dy ekipet kanë mundur të fitojnë. Ekipi i parë që do të shënonte do të mbrohej dhe do të fitonte ndeshjen. Pjesa e parë ishte në të vërtetë shumë e barabartë. Në pjesën e dytë, në periudhën e vetme ku ishin më të mirë, ata shënuan”, ka thënë portugezi për “BBC”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme