Chelsea fiton ngushtë kryendeshjen ndaj Unitedit

Chelsea fiton ngushtë kryendeshjen ndaj Unitedit

05 nëntor 2017 19:22

Chelsea ka fituar 1 me 0 kryendeshjen e xhiros së 11-të në Premier Ligë ndaj Manchester Unitedit.

“Blutë” fituan falë golit të Alvaro Moratas në minutën e 55-të. Ai shënoi me kokë pas harkimit të Cesar Azpilicuetas.

Në tabelë, Unitedi mbetet i dyti por tani me tetë pikë prapa Manchester Cityt që prin. City ka 31 pikë e Unitedi 23. Chelsea është i katërti me vetëm një pik më pak se Unitedi dhe Tottenhami që është i treti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme