Wenger akuzon gjyqtarin për humbjen nga City, Guardiola thotë se fitoi me meritë

Wenger akuzon gjyqtarin për humbjen nga City, Guardiola thotë se fitoi me meritë

05 nëntor 2017 18:40

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se vendimet e gjyqtarit Michael Oliver ishin vendimtare për humbjen e ekipit të tij në derbin me Manchester Cityn.

“Topçinjtë” u mposhtën 3 me 1, ndërsa Wenger ka thënë se dy gola erdhën si pasojë e gabimit të gjyqtarëve.

Kevin De Bruyne realizoi i pari për Cityn para se Oliver në pjesën e dytë të jepte një penalti për Raheem Sterlingun. Alexandre Lacazette më pas ngushtoi rezultatin, por në fund City shënoi edhe njëherë, që sipas Wengerit ishte pozitë jashtë loje.

“Në përgjithësi, edhe njëherë, gjyqtari vendosi për ndeshjen me një penalti të lehtë dhe gol nga pozita jashtë loje, por jemi mësuar. Mendoj se ata nuk po punojnë sa duhet. Gjyqtarët s’po punojnë sa duhet sepse niveli i tyre po bie çdo sezon dhe kjo është e papranueshme”, ka thënë Wenger.

Në anën tjetër, Pep Guardiola i Manchester Cityt nuk ka preferuar të diskutojë lidhur me komentet e Wengerit.

“Penaltia ishte penalti, goli nga pozita jashtë loje ishte pozitë jashtë loje, por fituam sepse ishim më të mirë”, ka deklaruar spanjolli.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme