Sport

Interi e Liverpooli në garë për Silvan e Cityt

Descriptive Text

Interi dhe Liverpooli raportohet se po kërkojnë shërbimet e mesfushorit të Manchester Cityt, David Silva.

“The Sun” shkruan se Emre Can mund të zëvendësohet nga Silva në Anfield për shkak se futbollisti nuk ka nënshkruar kontratë të re me klubin dhe mund të largohet qysh në janar.

Spanjolli shihet si zëvendësues edhe i Adam Lallanas, që mungon për shkak të lëndimit.

Në anën tjetër, Interi po kërkon shërbimet e Silvas për të forcuar mesfushën për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Silva megjithatë vështirë që do të largohet nga Etihad për shkak se ai ka besimin e plotë të Pep Guardiolas.