City i pandalshëm në Premier Ligë, mposht edhe Arsenalin

City i pandalshëm në Premier Ligë, mposht edhe Arsenalin

05 nëntor 2017 17:05

Manchester City mbetet ekipi i pamposhtur deri tash në Premier Ligë. Skuadra e Pep Guardiolas arriti të fitojë edhe në xhiron e 11-të, këtë herë duke fituar derbin me Arsenalin.

“Qytetarët” fituan 3 me 1 ndaj Arsenalit të Arsene Wengerit.

Kevin De Bruyne realizoi i pari në ndeshje. Ai shënoi në minutën e 19-të. I dyti shënoi Sergio Aguero nga pika e bardhë në minutën e 50-të. Rezultatin e ngushtoi Alexandre Lacazette 15 minuta më pas, ndërsa në minutën e 74-të shënoi Gabriel Jesus për rezultatin përfundimtar.

City mbetet i pari në tabelë me 31 pikë të tubuara, tetë para Manchester Unitedit që më vonë luan me Chelsean. Tottenhami është i treti me 23 pikë, ndërsa Chelsea, Liverpooli, Arsenali e Burnley vijnë më pas me nga 19 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme