Sport

Umtiti fton Griezmannin te Barcelona

Antoine Griezmann mund të mos jetë në formë të mirë në këtë sezon, por ekipet e mëdha e dëshirojnë atë.

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti është shprehur i gatshëm që të tentojë ta bind francezin për t’u transferuar në “Camp Nou” nëse Barcelona do e kërkonte atë.

“Kam shoqëri të mirë me të. Nëse do të ishte një nga opsionet e Barcelonës, do t’i thosha Greizmannit që të vinte këtu, ai është një lojtar i nivelit të lartë”, ka thënë Umtiti.

26 vjeçari ishte shumë afër transferimit në Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës, por vendosi të qëndronte tek Atletico, për shkak të dënimit të “Los Rojiblancos” të cilët nuk mund të transferonin lojtarë deri në janar, transmeton KP.

Ai tha se nuk mund ta linte Atleticon në një pozitë të keqe, prandaj vendosi që të qëndronte te skuadra nga Madridi.

Në këtë sezon ai ka shënuar tre gola në 12 ndeshje.