Luan Krasniqi i impresionuar nga Wilder, shpreson ta shohë ndaj Joshuas

Luan Krasniqi i impresionuar nga Wilder, shpreson ta shohë ndaj Joshuas

05 nëntor 2017 15:42

Ish-boksieri Luan Krasniq është impresionuar nga boksieri Deontay Wilder që mbrëmë e mposhti Bermane Stivernen, transmeton Koha.net.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se shpreson që ta shohë Wilderin duke boksuar kundër Joshuas, për të kuptuar se kush është më i miri i botës.

“Performancë e shkurtër, por mbresëlënëse nga Deontay Wilder. Shpresoj që të ndodhë tani dueli me Anthony Joshuan. Pasi do të sqarohej se kush është numri 1 i padiskutueshëm në peshat e rënda”, ka shkruar Krasniqi.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme