Sport

Boksieri Krenar Zeneli fiton Kupën “Adem Jashari”

Boksieri Krenar Zeneli ka fituar Kupën “Adem Jashari” në turneun që u mbajt për dy ditë në Prishtinë.

Boksieri shqiptar në kategorinë deri në 60kg e mundi bullgarin Kiril Rusinov, raporton KP.

Ky ishte turneu i 19-të kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari. Organizatorët e këtij turneu ndanë edhe disa çmime të tjera për me të dalluarit.

Violant Sylejmani nga Gjilani e fitoi çmimin e boksierit më të mirë vendor, tekniku më i mirë u zgjodh Lulzim Ismaili nga Maqedonia, çifti më luftarak u zgjodh përballja në mes të Fisnik Muharremit nga Kosova dhe Plamen Petkovit nga Bullgaria, ndërsa boksieri më fair play u zgjodh bullgari, Petar Belberov.