Interi ndan pikët me Torinon Foto: Reuters

Interi ndan pikët me Torinon

05 nëntor 2017 14:22

Torino ka ndalur hovin e Interit në Serie A, duke i marrë një pikë në San Siro.

Skuadra e Luciano Spallettit nuk arriti të marrë pikët e plota në këtë takim, përkundër që krijoi më shumë raste shënimi, transmeton Koha.net.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi përmes Falques, i cili me një goditje të bukur jashtë zonës së rreptësisë dërgoi topin në rrjetën e kundërshtarit.

Interi arriti të barazojë shifrat në minutën e 79 përmes Ederit, që shënoi pas asistimit nga Icardi.

Përkundër këtij barazimi Interi vazhdon ta mbajë vendin e dytë në tabelë me 30 pikë, derisa Torino në vendin e shtatë ka 17 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme