Zyrtare: Partizani shkarkon trajnerin

Zyrtare: Partizani shkarkon trajnerin

05 nëntor 2017 13:51

Klubi shqiptar Partizani ka konfirmuar përmes faqes zyrtare shkarkimin e trajnerit Mark Iuliano dhe zv. trajnerit Alexandro Dossena, transmeton Koha.net.

Humbja e djeshme nga Kamza bindi krerët e klubit për të bërë ndryshime në menaxhimin e skuadrës. Drejtimin e skuadrës do të marrë Sulejman Starova.

“Klubi Partizani komunikon se ka ndërprerë me marrëveshje, bashkëpunimin me trajnerin Mark Iuliano dhe zv. trajnerin Alexandro Dossena. Sulejman Starova do të jetë trajneri i ri në vijim të këtij sezoni futbollistik, duke filluar nga e marta e 7 nëntorit , ditë kur skuadra në orën 11:30 do të rinisë përgatitjet. Klubi falenderon trajnerët Mark Iuliano dhe Alexandro Dossena për punën e zhvilluar deri tani në skuadër, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierë”, thuhet në konfirmimin e klubit

Pas 9 xhirosh në elitën e futbollit shqiptar, Partizani ka 11 pikë, me 3 fitore, 2 barazime e 4 humbje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme