Nga Kosova në Australi, Berisha në fokusin e FIFA-s

Nga Kosova në Australi, Berisha në fokusin e FIFA-s

05 nëntor 2017 13:41

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Besart Berisha ishte këtë fundjavë në fokusin e FIFA-s.

Qeveria e futbollit botëror i kushtoi një reportazh special rrugëtimit të tij dhe hapave të parë në karrierë, që nga lufta në Kosovë, emigrimi në Berlin e deri te shkëlqimi në kampionatin australian.

Futbolli i ofroi Besartit një shpëtim për jetën, dhe tani në rangjet më të larta, sulmuesi që ka luajtur më parë dhe me kombëtaren shqiptare ripërshkroi trajektoren e tij që në nivelet më të ulëta, transmeton TCH. 

“Jam ndoshta humbësi më i keq dhe kjo sepse dua të arrij dhe të fitoj diçka. U gëzuam shumë kur përfunduam në Berlin pasi gjetëm një fat më të mirë, me punë dhe gjithçka. Gjetëm jetën tonë. I dedikohem gjithçka futbollit pasi më ndryshoi dhe më dha atë që ëndërroja”, thotë sulmuesi.

Dëmtimet e kushtëzuan disi paraqitjen e Besart Berishës në Gjermani, Danimarkë dhe Angli, por sulmuesi po përjeton momentet më të mira në Australi.

“Jam i lumtur që tifozët më duan. kam thyer rekorde të vendosura më parë me golat e mi dhe shpresoj të vazhdoj kështu. Tifozët më motivojnë të përmirësohem çdo ndeshje”, shtoi ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme