Moyes drejt rikthimit në Premier Ligë

Moyes drejt rikthimit në Premier Ligë

05 nëntor 2017 12:28

West Hami është në bisedime me David Moyesin për të zëvendësuar Slaven Biliqin, raporton Sky Sports.

Sipas këtyre raporteve thuhet se marrëveshja ende nuk është arritur, por një vendim përfundimtar rreth Biliqit dhe Moyesit “do të merret në 48 orët e ardhshme, nëse jo më herët, varësisht prej rrethanave”, transmeton Koha.net.

Pronarët e klubit londinez besojnë se Biliqit i është dhënë mjaft kohë për të ndryshuar situatën e klubit, që përkundër transferimeve të mëdha, siç janë Javier Hernandez e Joe Hart, mban vendin e 17 në ligë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme