Nigeriani i 89-shit sheh Kosovën si platformë për karrierë të madhe

Nigeriani i 89-shit sheh Kosovën si platformë për karrierë të madhe

05 nëntor 2017 10:24

Pas gjysmë edicioni te Liria e Prizrenit, sulmuesi nigerian Henry Odi Chibueze para fillimit të këtij edicioni u transferua te kampionia e Kosovës, Trepça '89.

Me ekipin nga Mitrovica firmosi kontratë dyvjeçare dhe lëvizjen e tij te Trepça '89 e konsideron si hap të mirë në karrierë. Edhe pse kishte oferta nga ekipet e shteteve tjera, Chibueze vendosi të qëndronte në futbollin e Kosovës, shkruan Koha Ditore.

Me fanellën e 89-shit sulmuesi 24-vjeçar karrierën e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme. Shënoi gol në fitoren e thellë 5:0 kundër Besës së Pejës në kuadër të Superkupës së Kosovës, që ishte trofeu i dytë për Trepçën '89 pas titullit të kampionit të fituar para pak muajve.

Për Chibuezen ky ishte trofeu i parë nacional, pasi në të shkuarën ka fituar, por ishin trofe rajonalë në vendlindjen e tij - Nigeri...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme