Sport

Kundërshtarja e Kosovës ka lojtarë të panjohur, por një sukses historik

Pas përballjeve me përfaqësuese elitare evropiane, Kosova do të ulë ritmin - do të luajë ndaj një përfaqësueseje me cilësi të përafërta me të.

Në kualifikimet për botërorin e futbollit "Rusia 2018", Kosova pati punë me përfaqësuese që kishin luajtur në "Euro 2016"; Islandën, Kroacinë, Turqinë dhe Ukrainën. Finlanda ishte kundërshtarja tjetër e grupit për Kosovën, shkruan sot Koha Ditore.

Pas një kohe të gjatë Kosova do të luajë miqësore dhe përballë do ta ketë përfaqësuesen e Letonisë. Ndeshja do të luhet më 13 nëntor në stadiumin "Adem Jashari" në Mitrovicë (19:30).

Se Kosova e Letonia janë në një nivel të përafërt dëshmon fakti që UEFA në bazë të koeficientit të përfaqësueseve i ka vënë së bashku në Ligën D të Ligës së Kombeve, që nis vjeshtën e ardhshme. Liga D është niveli më i ulët (i katërt) i Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Kështu është e hapur mundësia që Kosova e Letonia pos në miqësore të përballen edhe në kuadër të grupeve të Ligës së Kombeve...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.