Drita ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Zuzaku

Drita ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Zuzaku

04 nëntor 2017 23:15

Klubi i futbollit Drita ka konfirmuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Milaim Zuzaku.

Drita sot ka barazuar në udhëtim te Flamurtari, 1-1, megjithatë nuk është konfirmuar arsyeja e ndërprerjes së këtij bashkëpunimit, transmeton Koha.net.

“FC Drita njofton opinionin futbollëdashës se kryesia e klubit pas një takimi të përbashkët me trajnerin Milaim Zuzaku, janë pajtuar për ndërprerjen e bashkëpunimit. Trajnerit Milaim Zuzaku i urojmë suksese në karrierën e tij dhe e falënderojmë për punën në klub gjatë kësaj periudhe”, thuhet në konfirmimin e klubit.

Pas 14 xhirove në Superligën e Kosovës në futboll, Drita mban vendin e tretë me 22 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme