Barcelona mposht Sevillën, shkëlqen Paco Foto: Reuters

Barcelona mposht Sevillën, shkëlqen Paco

04 nëntor 2017 22:35

Derbi i javës së 11 në La Liga ndërmjet Barcelonës dhe Sevillës i ka takuar ekipit katalunas.

Vendasit shënuan fitore prej 2 me 1, në një ndeshje që shkëlqeu Paco Alcacer, transmeton Koha.net. E para në epërsi kaloi Barcelona përmes Pacos që shënoi në minutën e 23.

Sevilla barazoi shifrat në minutën e 59, që shënoi pas asistimit nga Banega.

Megjithatë, Barcelona shënoi edhe njëherë përmes Pacos, i cili çoi topin në rrjetën e kundërshtarit në minutën e 65 pas asistimit nga Rakitiq.

Barcelona vazhdon të jetë lidere me 31 pikë, përderisa Sevilla në vendin e pestë me 19 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme