Peshëngritësi shqiptar humb Botërorin, i refuzohet viza nga SHBA-ja

Peshëngritësi shqiptar humb Botërorin, i refuzohet viza nga SHBA-ja

04 nëntor 2017 22:20

Daniel Godelli është përfundimisht jashtë botërorit të peshëngritjes që do të zhvillohet në fundin e muajit nëntor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ditën e premte sportisti ka marrë refuzimin e dytë brenda pak ditësh nga Ambasada e SHBA-së, raporton Top Channel.

TCH ka mundur të sigurojë përgjigjen përfundimtare të ambasadës.

Në këtë mënyrë Daniel Godelli, ish-kampion i botës për të rritur, ka humbur shansin e tij për të rikuperuar imazhin e humbur nga botërori i shkuar ku pasi u shpall kampion bote, medaljet ju hoqën pasi rezultoi pozitiv.

Image

 

Komentet

Shto koment

Të ngjashme