Prishtina fiton derbin ndaj Bashkimit

Prishtina fiton derbin ndaj Bashkimit

04 nëntor 2017 21:30

Prishtina ka vazhduar me formën e lartë në Superligën e Kosovës në basketboll.

KB Prishtina fitoi derbin e sotëm ndaj Bashkimit në “Sezai Surroi”, transmeton Koha.net.

Klubi nga kryeqyteti fitoi me 10 pikë epërsi ndaj “Arpaxhikëve”, 61-71.

Kjo ishte fitorja e dytë e Prishtinës ndaj Bashkimit në këtë edicion, pasi ndeshjen e parë në Prishtinë “bardhekaltrit” e fituan me rezultat bindës 89:54.

Më i miri në radhët e Prishtinës ishte Dardan Berisha me 26 pikë, 6 kërcime e 2 asistime, përderisa te Bashkimi më i miri ishte Motley me 27 pikë, 5 kërcime e 2 asistime.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme