Salah shkëlqen në fitoren e thellë të Liverpoolit ndaj West Hamit Foto: Reuters

Salah shkëlqen në fitoren e thellë të Liverpoolit ndaj West Hamit

04 nëntor 2017 20:08

Liverpooli ka shënuar fitore bindëse në Premier Ligë sot ndaj West Hamit, në një ndeshje që shkëlqeu egjiptiani Salah.

Ishte pikërisht ai që shënoi golin e parë në fitoren prej 1 me 4 të Liverpoolit, transmeton Koha.net.

Golin e parë Salah e shënoi në minutën e 21 nga një asistim i Manes, pas një kundërsulmi fantastik të tyre. Pas tre minutave “Të Kuqtë” e dyfishuan epërsinë përmes Joel Matipit, që nga afërsia dërgoi topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë vendasit ngushtuan epërsinë përmes Lanzinit kur po zhvillohej minuta e 55.

Mirëpo, skuadra e Jurgen Kloppit u kundërpërgjigj pas një minute përmes Chamberlainit.

E listën e golave e mbyllën dyshja Mane – Salah, si në golin e parë. Mane asistoi sërish për Salahun që me një goditje të fuqishme dërgoi topin në rrjetë.

Pas kësaj fitore Liverpooli mban vendin e gjashtë me 19 pikë, kurse West Hami në vendin e 17 ka 9 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme