Verdi shkruan historinë, shënon dy gola nga gjuajtja e lirë me të dy këmbët

Verdi shkruan historinë, shënon dy gola nga gjuajtja e lirë me të dy këmbët

04 nëntor 2017 19:52

Sulmuesi i Bolognës, Simone Verdi ka shkëlqyer në takimin e sotëm ndaj Crotones, duke realizuar dy gola të bukur nga gjuajtjet e lira.

Football Italia raporton se ai ka shkruar historinë duke u bërë lojtari i parë nga sezoni 2004-2005 që shënon dy gola nga gjuajtja e lirë me të këmbët, transmeton Koha.net.

Verdi i shënoi të dy golat gjatë pjesës së parë, megjithatë kjo ishte e pamjaftueshme, pasi ekipi i tij pësoi 2-3.

Kjo është hera e parë që të dhënat në Opta tregojnë se një lojtar ka shënuar me të dy këmbët nga gjuajtjet e lira në një ndeshje të vetme në Serie A.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme