Mihajloviq: Interi jo i pamposhtur

Mihajloviq: Interi jo i pamposhtur

04 nëntor 2017 18:48

Trajneri i Torinos, Sinisa Mihajloviq ka thënë se Interi nuk është i pamposhtur, përderisa ka përkujtuar se ishte pikërisht ai që njëherë e kishte “shkarkuar” Spallettin nga posti i trajnerit.

Megjithatë trajneri serb është i vetëdijshëm se nesër do të ballafaqohet me një skuadër të fortë, transmeton Koha.net.

“Ndeshja e nesërme është shumë e fortë, pasi luajmë ndaj vendit të dytë në ligë, por nëse e shfrytëzojnë shpirtin e ‘demit – toro’, atëherë s’kemi humbur ende. Interi është e fortë, por ka edhe dobësi. Spalletti meriton shumë lëvdata për sezonin e tyre deri më tani, me 10 fitore e dy barazime, por më kujtohet kur e kisha shkarkuar atë kur ishte trajner i Sampdorias dhe unë luaja për Lazion. Ishte kohë më parë, ju kujtohet? Duhet të jemi ambiciozë, sepse të gjitha ekipet janë të mposhtura dhe kanë dobësi”, ka thënë ai, raporton Football Italia.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme