Xhudisti Arbër Kullashi i bronztë në “Koroshka Open 2017”

Xhudisti Arbër Kullashi i bronztë në “Koroshka Open 2017”

04 nëntor 2017 17:50

Xhudisti Arbër Kullashi ka arritur të rrëmbejë medaljen e bronztë grupmoshën e kadetëve U18 në “Koroshka Open 2017”, që po zhvillohet në këtë qytet slloven.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook trajneri i mirënjohur, Driton Kuka, i cili ka konfirmuar se në luftë për medaljen e bronztë Kullashi e kishte mposhtur me Ippon sllovenin, Meciloshek, transmeton Koha.net.

“Abi sot ishte i shkëlqyeshëm në turneun më të fortë për të rinj në Evropë. Në luftën e parë sot ai e mposhti austriakun, Herman, mandej në të dytën izraelitin Garbash, e në të tretën gjeorgjianin, Gviniashvili, dhe në çerekfinale rusin Shaipov. Kurse humbi gjysmëfinalen ndaj kazakut, Abulay, e për medalje të bronztë e mposhti me Ippon sllovenin, Meciloshek”, ka shkruar Kuka.

Ai ka vlerësuar performcanën e Kullashit, duke thënë se është shumë premtues.

“Performancë e mirë dhe premtuese e Abit në grupmoshën e kadetëve U18. Nesër garojnë edhe disa garues tonë në këtë turne. Me këta garues udhëtoi trajneri Cuki Veseli i klubit Sankaku, që është edhe trajner asistent i reprezentacionit”, ka thënë Kuka.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme