Xheko refuzon ofertë të lartë nga Kina

Xheko refuzon ofertë të lartë nga Kina

04 nëntor 2017 16:25

Roma dhe Edin Xheko kanë refuzuar një ofertë të lartë nga Kina, që do t’i sillte lojtarit të ardhura deri në 13 milionë euro në sezon, raporton Calciomercato.

Boshnjaku kaloi një formë të jashtëzakonshme sezonin e kaluar, duke fituar “Capocannoniere” si golashënuesi më i mirë në Serie A, përderisa edhe sivjet është duke kaluar në një formë shumë të mirë.

Por, përkundër ofertës së lartë edhe lojtari edhe drejtori sportive i Romës, Monchi refuzuan këtë ofertë.

31 vjeçari në këtë sezon ka shënuar 10 gola e 2 asiste në 14 paraqitje në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve këtë edicion.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme