Morata: Mourinhon e kam rival

Morata: Mourinhon e kam rival

04 nëntor 2017 13:55

Sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata, ka thënë se menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho tani është rival i tij derisa ekipi londinez po përgatitet për përballjen e së dielës kundër “Djajve të kuq”.

Morata debutoi si futbollist sa ishte Mourinho te Real Madridi në vitin 2010 dhe fitoi dy herë titullin e La Ligas me të.

Sulmuesi do të takohet me Mourinhon të dielën kur Chelsea përballet me Unitedin.

“Kam lidhje të mirë me Josen [Mourinho]”, ka thënë Morata. “Ai ishte trajneri im i parë në futbollin profesional dhe më dha mundësinë që të jem profesionist. Më ofroi kontratën e parë”, ka shtuar sulmuesi spanjoll.

“Shpesh shkruajmë mesazhe por nuk flasim për futbollin, pyesim nëse çdo gjë është në rregull dhe bëjmë shaka. E vlerësoj për gjërat që ka bërë sepse ishte trajneri im i parë, por tani është – jo armiku , por rivali im”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme