Sport

Cavani ëndërron rikthimin te Napoli

Edinson Cavani ka kaluar tre sezone te Napoli, para se të transferohej në PSG në vitin 2013.

Sipas agjentit te uruguaianit, Fernando Guglielmone, 30 vjeçari është duke e menduar rikthimin në “San Paolo”.

“Ai gjithmonë e ka pasur mendjen që të rikthehet te Napoli, dhe është normale nëse e bënë këtë një ditë. Ndoshta edhe Napoli do të dëshironin ta rikthenin atë pasi është një nga sulmuesit më të mirë në botë”, ka thënë Guglielmone.

Cavani ka bërë 138 paraqitje për Napolin gjatë kohës sa ishte lojtar i skuadrës italiane, ku kishte shënuar 104 gola, transmeton kp.

Ai është pjesë e PSG-së që nga viti 2013 dhe deri më tani ka realizuar 145 gola në 213 paraqitje.