Sport

Arsenali refuzoi Silvan shkaku i fizikut

Arsenali kishte refuzuar mundësinë e transferimit të David Silvas në vitin 2005 pasi besonin se spanjolli nuk mund të përballonte ngarkesën fizike në Premier Ligë.

Ylli i Manchester Cityt të dielën do të përballet kundër Arsenalit në Premier Ligë – por nëse historia do të fliste ndryshe për spanjollin, ai nesër do të ishte në formacionin e Arsenalit.

Silva gjatë huazimit të tij te Eibari në vitin 2004 ishte monitoruar nga klubi i Arsenalit me në krye me Francis Cagagion.

Cagagio është njeriu kryesor që identifikoi lojtarët si Cesc Fabregas e Hector Bellerin. Londinezët refuzuan mundësinë e transferimit të Silvas – atë kohë 19-vjeçar – pasi ishin të mendimit se dobësia e tij në fizik nuk do të tregonte sukses në ligë.

Silva u transferua te City në vitin 2010 për 35 milionë euro. Që prej asaj kohe ai është shndërruar në njërin prej lojtarëve më të mirë të huaj në Premier Ligë.