Sport

Mbrojtësi i Leipzigut me klauzolë prej 100 milionë eurove

Mbrojtësi i Leipzigut është bërë një nga mbrojtësit më të kërkuar në Evropë.

Paraqitjet e mira të Dayot Upamecano me skuadrën gjermane, kanë bërë që Barcelona, Manchester Unitedi, Arsenali dhe Milani të interesohen për shërbimet e tij.

Sidoqoftë, problem për transferimin e 19 vjeçarit mund të jetë klauzola e tij e lartë.

Upamecano ka kontratë deri në vitin 2021 me ekipin gjerman, dhe ekipi i cili e dëshiron atë duhet të paguajë 100 milionë euro.

Mbrojtësi francez është shndërruar në një ‘shtyllë’ të mbrojtjes te Leipzigu që nga transferimi nga Salzburg në janar të këtij viti, dhe në këtë sezonë ka bërë 14 paraqitje.