Leon Goretzka, “Michael Ballacku” i ri

Leon Goretzka, “Michael Ballacku” i ri

04 nëntor 2017 11:12

Me formën që po kalon, Leon Goretzka ka shtyrë shumëkënd ta krahasojnë me Michael Ballackun dhe t'i parashikojnë të ardhme të ndritur, si një prej mesfushorëve më të mirë në botë.

22-vjeçari, të cilit i mungon vetëm edhe një lojë për të regjistruar paraqitjen e 100-të në Bundesligë, ka shënuar katër gola për Schalken që ka rilindur këtë edicion dhe po ashtu ka gjashtë gola me Përfaqësuesen e Gjermanisë të shënuar këtë vit, transmeton Koha Ditore.

Vetëm ndonjë lëndim i mundshëm mund ta ndalojë Goretzkan për ta bërë hapin e madh në karrierë, si në të shkuarën kur ia ndaloi për një kohë hovin.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme