KTV-ja transmeton ndeshjet e Bashkimit

KTV-ja transmeton ndeshjet e Bashkimit

04 nëntor 2017 10:43

Kohavisioni ka siguruar të drejtat televizive për të transmetuar ndeshjet si vendës të KB Bashkimi për këtë sezon, ato në IP Superligën e Kosovës në basketboll dhe në Ligën Ballkanike.

Këtë të shtunë, prej orës 19:30, KTV-ja do të transmetojë direkt nga Prizreni derbin e IP Superligës: Bashkimi - Sigal Prishtina.

Transmetimi i radhës është të martën (19:30), kur në Prizren luhet ndeshja e Ligës Ballkanike ndërmjet Bashkimit dhe Levski 2014 të Bullgarisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme