Bashkimi shpreson t'i revanshohet Prishtinës

Bashkimi shpreson t'i revanshohet Prishtinës

04 nëntor 2017 10:41

Bashkimi do të mundohet t'i revanshohet Sigal Prishtinës për humbjen e thellë që ia shkaktoi në hapje të edicionit në IP Superligën e Kosovës në basketboll.

Bashkimi e pret Prishtinën të shtunën (sot, 19:30) në palestrën "Sezai Surroi" në Prizren, në derbin e javës së tetë të kampionatit të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Dy skuadrat ishin takuar edhe në hapje të edicionit, para një muaji. Në Prishtinë kishte fituar skuadra e kaltër me shifrat 89:54.

Bashkimi prin në klasifikim me 12 pikë, ndërsa Prishtina është e dyta me 10 pikë. Por për shkak të angazhimit ndërkombëtar, Prishtina ka dy ndeshje më pak të luajtura. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme