Shkëmbi përballë Josës, ose nxënësi përballë mësuesit

Shkëmbi përballë Josës, ose nxënësi përballë mësuesit

04 nëntor 2017 10:25

Mirel Josa e Bledi Shkëmbi e njohin shumë mirë njëri-tjetrin. Kanë bashkëpunuar katër vjet te Skënderbeu i Korçës dhe kanë fituar katër tituj të Shqipërisë në futboll, si dhe dy Superkupa. Josa ishte trajner, ndërsa Shkëmbi kapiten i skuadrës.

Njohuritë që kanë për njëri-tjetrin, Josa e Shkëmbi të shtunën (sot) do të mundohen t'i shfrytëzojnë kundër njëri-tjetrit. Ndoshta për herë të parë do të jenë në taborë të ndryshëm, taborë kundërshtarë. Dhe kjo në cilësinë e trajnerit, shkruan sot Koha Ditore.

Josa do të jetë shef i stolit të Prishtinës, ndërsa Shkëmbi shef i stolit të Lirisë kur dy skuadrat do të përballen në Prizren në kuadër të xhiros së 14-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll. Ndeshja Liria - Prishtina luhet të shtunën (sot, 13:00) në stadiumin "Përparim Thaçi". (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme