Kosovarët vazhdojnë “të ndahen” në dy përfaqësueset shqiptare

Kosovarët vazhdojnë “të ndahen” në dy përfaqësueset shqiptare

04 nëntor 2017 08:29

Numri i futbollistëve nga Kosova në Kombëtaren e Shqipërisë vazhdon të rritet. Të premten përzgjedhësi i Kombëtares, Christian Panucci, ka shpallur listën për ndeshjen miqësore ndaj Turqisë, ndërsa 14 prej 25 lojtarëve të ftuar janë nga Kosova, nëse këtu përfshihet edhe Berat Gjimshiti, që është nga Lugina e Preshevës.

Lojtarë nga Kosova vazhdojnë të zgjedhin Shqipërinë para Kosovës, dhe këtë së fundi e kanë bërë Astrit Ajdareviq e Ylber Ramadani, shkruan sot Koha Ditore.

Ata janë ftuar nga italiani Panucci për miqësoren ndaj Turqisë që luhet më 13 nëntor në Antalya. Ajdareviq e Ramadani, njëjtë si disa të tjerë më herët, kanë privilegjin që të zgjedhin mes dy përfaqësueseve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës.

Të dy janë nga Kosova dhe përfshirja në Kombëtare shihet si dëshmi për zgjedhjen që kanë bërë tashmë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Astrit Ajdari06/11/2017 09:18

Numri i futbollistëve nga Malsia e Madhe po zvoglohet!!!!!!. Numri i futbollistëve nga Drenica, Rugova, Mallakastra, Devolli, Çamëria, Hasi, Mirdita, Zadrima etj. etj. Çka është ky trend gazetaresk? Kosova nuk ka kombëtare, ka reprezentacion në futboll, basketbol......por JO KOMBËTARE. KOMBËTARE ËSHTË NJË - SHQIPËRIA

Hasani06/11/2017 09:18

Nuk ka dy perfaqesuese shqiptare! Njera eshte Kombetare shqiptare, e tjetra eshte perfaqesuese e Kosoves!

Shto koment

Të ngjashme