Marseille përjashton Evran, rrezikon 7 muaj pezullim nga UEFA

Marseille përjashton Evran, rrezikon 7 muaj pezullim nga UEFA

03 nëntor 2017 22:29

E gjithë Franca është kundër Patrice Evras.

I pafalshëm gjesti i mbrojtësit francez i cili përpara ndeshjes së Europa League mes Vitoria Guimaraes dhe Marseille goditi me shkelm një tifoz të skuadrës së tij i cili e kishte ofenduar.

Gjesti i lojtarit është konsideruar i papërshtatshëm nga drejtuesit e klubit të OM, të cilët kanë përjashtuar nga skuadra Evra për një afat të pacaktuar.

Ndërkohë edhe UEFA ka hapur një hetim për sjellje të dhunshme ndaj mbrojtësit 36-vjeçar, transmeton Supersport. 

Në 10 nëntor do të mblidhet Komisioni i Disiplinës i cili do të vendosë se çfarë masash do të marrë ndaj Patrice Evra. Mediat aludojnë për një pezullim prej 7 muajsh për lojtarin dhe nëse kjo ndodh, në moshën 36-vjeçare karrierës së gjatë të Evra mund t’i ketë ardhur fundi.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme