Sport

Lëndimi në gju detyron Nadalin të tërhiqet nga gara e Parisit

Ai ishte favoriti kryesor për të triumfuar në Mastersin e Parisit por në mënyrë surprizë Rafael Nadal, numri 1 i Botës u tërhoq nga turneu 1000 pikësh që po zhvillohet aktualisht në kryeqytetin francez.

“Nuk jam në gjendje të luaj edhe tre ndeshje të tjera në këtë turne”, deklaroi tenisti iberik në konferencën për shtyp, duke bërë të ditur se problemet me gjurin e kanë detyruar të tërhiqet, vetëm pak orë përpara përballjes çerekfinale ndaj serbit Filip Krajinoviq, transmeton Supersport.

Nadal i bëri një nder të madh tenistit ballkanas i cili u kualifikua në fazën gjysmëfinale pa zbritur fare në fushë.