Plagoset me 5 plumba në kokë një futbollist në Shkup

Plagoset me 5 plumba në kokë një futbollist në Shkup

03 nëntor 2017 21:53

Rreth orës 18 pasditen e sotme në afërsi të Red Kafesë në lagjen Aerodrom, të Shkupit është plagos rëndë një person.

Policia konfirmoi se ndaj viktimës është shtënë me armë zjarri dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda në kokë.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Dëshmitarët okularë thonë se sulmuesi ka shtënë 4 deri 5 plumba në pjesën e sipërme të trupit të plagosurit, i cili siç mësohet është një futbollist aktiv i njohur.

Sulmuesi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet akoma në arrati, ndërsa policia nuk ka akoma të dhëna për identitetin e tij.

Në vendngjarje, në rrugën Vlladimir Komarov në Aerodrom, Shkup është duke u kryer ekspertizë nga ana e policisë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme