Mbyllet sezoni për Ghoulamin

Mbyllet sezoni për Ghoulamin

03 nëntor 2017 21:14

Napoli nuk do të mund të llogarisë në mbrojtësin e krahut të majtë.

Faouzi Ghoulam ka këputur ligamentin e gjurit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve përballë Manchester Cityt të mërkurën.

Sot ai është nënshtruar operimit në gju dhe sipas mjekëve të klubit gjithçka ka shkuar në mënyrën më të mirë, transmeton KP.

Por ajo që shqetëson Maurizzio Sarrin është mungesa e reprezentuesit algjerian, i cili nuk pritet të kthehet në fushë për pjesën e mbetur të stinorit.

Në vendin e Ghoulam në ndeshjen e ardhshme pritet të luajë shqiptari, Elseid Hysaj.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme