Mësohet data e “El Clasicos”

Mësohet data e “El Clasicos”

03 nëntor 2017 18:11

Takimi i parë i Real Madrid dhe Barcelonës këtë sezon do të luhet në orën 13:00 të shtunën më 23 dhjetor.

La Liga konfirmoi datën e një prej përballjeve më emocionuese në futbollin botëror të klubeve, duke prezantuar dhe El Clasicon e parë sezonale, që përplas gjigantët iberikë.

Reali do të presë Barçën në javën e 17-të, pikërisht në prag të Krishtlindjeve, pasi Los Blancos do të jenë rikthyer nga Kupa e Botës për klube, finalja e së cilës do të luhet më 16 dhjetor.

El Clasico në tempullin e galaktikëve do të jetë vendimtar për të përcaktuar rrugëtimin për titullin pasi aktualisht formacioni merenges është 8 pikë pas katalanasve, transmeton TCH.

Në rast se skuadra blaugrana lë pikë deri në Dhjetor, atëherë Real do të ketë në duar fatin e tij në ndeshjen direkte. Nga sfidat e kaluara në Superkupën e Spanjës kanë ndryshuar shumë gjëra, pasi reali që triumfoi ndaj katalanasve për këtë trofe, tani duke shumë larg formës optimale.

Por jo vetëm kaq për javën e 17-të që do të jetë e veçantë në Spanjë. I gjithë kalendari është shtrirë në pesë ditë, nga e marta deri të shtunën, me dy derbi. Valencia – Villareal dhe Deportivo La Coruna – Celta Vigo që gjithashtu do të zhvillohen ditën e El Clasicos.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme