Bayerni rikthen interesimin për Sanchezin

Bayerni rikthen interesimin për Sanchezin

03 nëntor 2017 17:52

Bayern Munich do të rikthehet në garë për yllin e Arsenalit, Alexis Sanchez, raporton ESPN.

Gjiganti bavarez edhe në verë ishte lidhur me një transferim të Sanchezit, por çmimi i lartë për të bëri që klubi gjerman të tërhiqet, transmeton Koha.net.

Në garë për të raportohet se është edhe Manchester City, që ka shprehur interesim ta transferojë në afatin kalimtar të janarit.

Sanchez mund të largohet nga Arsenali në afatin kalimtar të verës si lojtar i lirë, në rast se nuk nënshkruan kontratë të re.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme