Reali rivalizon Barçën për Coutinhon

Reali rivalizon Barçën për Coutinhon

03 nëntor 2017 17:45

Përveç Barcelonës edhe gjiganti tjetër spanjoll Real Madrid dëshiron ta ketë në radhët e veta yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho, raporton Mundo Deportivo.

Pas dështimit që ta transferojë Coutinhon në verë, raportohet se Barcelona do të bëjë ofertë për të edhe në afatin kalimtar të janarit, transmeton Koha.net.

Megjithatë Real Madridi ka bërë kontaktet e para me Liverpoolin për transferimin e brazilianit.

Për dallim nga Barcelona, “Los Blancos” e dëshirojnë brazilianin në verë, që do të thotë se Liverpooli duhet të refuzojë të gjitha ofertat për të në afatin kalimtar të janarit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme