Rummenigge: Me Ancelottin jemi ende miq

Rummenigge: Me Ancelottin jemi ende miq

03 nëntor 2017 15:12

Carlo Ancelotti u largua nga Bayern Munichu pas humbjes 3:0 nga Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

Por sipas drejtorit ekzekutiv të bavarezëve, Karl-Heinz Rummennige, ai ka ende kontakte dhe miqësi me trajnerin italian që aktualisht është i papunë.

Rummenigge, tregon se ishte e vështirë për të t’ia thoshte lajmin e shkarkimit Ancelottit, por ai e kishte pranuar me shumë qetësi largimin e tij nga bavarezët.

“Kur jam takuar me Ancelottin një ditë pas humbjes nga PSG, nuk kemi pasur një bisedë të kënaqshme”, ka thënë ai për Sky Bundesliga.

“Pasi ia kam dhënë lajmin e shkarkimit ai më është drejtuar me këto fjalë: ‘Në rregull, ti nuk je shefi im më, por do të mbetesh përgjithmonë një mik i imi’”.

“Kohë pas kohe kemi ende kontakte me Ancelottin”, ka përfunduar Rummenigge.

Bayerni ka zgjedhur si pasues të italianit, Jupp Heynckessin i cili deri më tani ka fituar të gjitha ndeshjet me bavarezët.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme