Sport

Skënderbeu largohet nga Beogradi nën masa të rrepta sigurie

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me Partizanin e Beogradit, futbollistët e Skënderbeut janë bërë gati të kthehen në Tiranë.

Korçarët do të nisen në orën 01:00 nga aeroporti i Beogradit, me destinacion Tiranën, ndërsa Top Channel disponon edhe fotot e mbërritjes së bardhekuqëve në aeroport.

Edhe këtë herë, ashtu si gjatë gjithë periudhës së qëndrimit, autobusi i Skënderbeut është shoqëruar nga forca të shumta policie, që mbeten të angazhuar të përmbyllin me sukses këtë mision.

Ndeshja mes Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut përfundoi me rezultatin 2-0 për skuadrën serbe më Ligën e Evropës.