Evra shkelmon tifozin para ndeshjes

Evra shkelmon tifozin para ndeshjes

02 nëntor 2017 22:11

Futbollisti i Marseilles, Patrice Evra, është përfshirë në një incident me tifozët e klubit të vet para ndeshjes me Vitoria Guimares e Portugalisë në Ligën e Evropës.

Në një video që po qarkullon online shihet se mbrojtësi i krahut të majtë shkelmon një tifoz në kokë.

Evra u ndëshkua menjëherë nga gjyqtari, edhe pse ndeshja nuk kishte nisur fare dhe si pasojë Marseille ka vetëm gjashtë lojtarë në bankën rezervë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme