Sport

Milani sërish vetëm barazim me AEK-un e Athinës

Milani ka barazuar për herë të dytë me AEK-un e Athinës në kuadër të Grupit D në Ligën e Evropës.

Pas barazimit pa gola në xhiron e tretë, ky rezultat u përsërit edhe në xhiron e katërt të fazës së grupeve.

Në tabelën e grupit prin Milani me tetë pikë, i dyti është AEK-u i Athinës me gjashtë pikë, ndërsa Austria Vienna ka katër pikë e Rijeka ka tri.