Higuain mbetet sërish jashtë kombëtares së Argjentinës

Higuain mbetet sërish jashtë kombëtares së Argjentinës

02 nëntor 2017 16:34

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain përsëri është lënë jashtë ekipit të kombëtares së Argjentinës, raporton Football Italia.

Qëkur Jorge Sampaoli ka marrë drejtimin e “Albicelestes”, Higuain nuk është ftuar asnjëherë, dhe ka mbetur jasht edhe për dy ndeshjet e radhës ndaj Rusisë e Nigerisë, transmeton Koha.net.

El Pipita ka shënuar katër gola dhe një asist në katër ndeshjet e tij të fundit, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të ndryshuar mendjen e Sampaolit.

Argjentina ka ftuar këta lojtarë:

Portierë: Sergio Romero [Manchester United], Nahuel Guzmán [UANL], Agustín Marchesín [América]

Mbrojtës: Javier Mascherano [Barcelona], Nicolas Otamendi [Manchester City], Federico Fazio [Roma], Gabriel Mercado [Sevilla], Germán Pezzella [Fiorentina], Emiliano Insua [VfB Stuttgart]

Mesfushorë: Ever Banega [Sevilla], Eduardo Salvio [Benfica], Marcos Acuna [Sporting CP], Matías Kranevitter [Zenit St Petersburg], Leandro Paredes [Zenit St Petersburg], Emiliano Rigoni [Zenit St Petersburg], Alejandro Gomez [Atalanta], Diego Perotti [Roma]

Sulmues: Lionel Messi [Barcelona], Sergio Aguero [Manchester City], Mauro Icardi [Inter], Angel Di Maria [Paris Saint-Germain], Paulo Dybala [Juventus], Darío Benedetto [Boca Juniors], Cristian Pavón [Boca Juniors].

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme