Sport

Ghoulam për kohë të gjatë jashtë fushës, lëndoi ligamentet

Napoli ka bërë të ditur se Faouzi Ghoulam ka lënduar ligamentet në ndeshjen ndaj Manchester Cityt, të mërkurën.

Mbrojtësi algjerian u largua në minutën e 31-të nga fusha e lojës, dhe menjëherë u dyshua për lëndim të ligamenteve, gjë e cila u konfirmua sot nga skuadra italiane, transmeton KP.

“Në këtë mëngjes Faouzi Ghoulam u vizitua nga doktori i cili bëri të ditur se ai ka lënduar ligamentet. Mbrojtësi jonë do t’i nënshtrohet operimit”, ka theksuar Napoli në faqen zyrtare.

Ky lëndim pritet ta lë 26 vjeçarin jashtë fushave të gjelbra për të paktën katër muaj.