Sport

Hamilton mund të thyejë rekordet e Schumacher-it, thotë Brawn

Ross Brawn beson se Lewis Hamilton mund të sfidojë rekordet e legjendës Michael Schumacher për më së shumti tituj dhe fitore në Formula 1.

Britanezi e ka fituar këtë sezonë titullin e katërt të kampionit në Formula 1, ndërsa tani synimi i tij është të arrijë rekordin e gjermanit i cili ka shtatë tituj të fituar, shkruan kp.

Drejtori menaxherial i Formula 1, ka pohuar se beson në kualitetet e Hamilton, duke thënë se ai mund të arrijë të thyejë të gjitha rekordet. 

“Kur u vendosën këto rekorde nuk besoja se dikush do i thyente ato, por duke e parë formën e Hamilton-it atëherë kjo gjë është më së e mundshme”, ka theksuar Brawn.  32 vjeçari deri më tani ka fituar 62 gara, ndërsa synimi tjetër i tij është rekordi i Schumacher-it prej 91 fitoreve.

{gallery}